Presidenti Ilir Meta i dërgoi një mesazh të qartë Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati përsa i përket autorizimit për negociatat me Greqinë për kufirin detar. Nga shkolla "Fan Noli" në kryeqytet, të cilën e zgjodhi për të uruar mësuesit, Meta u pyet nga gazetarët për këtë çështje.
?Nuk e di nëse Bushati ka qenë te shkolla ?Fan Noli?, por kjo shkollë na ka mësuar çdo gjë në kohën e duhur? tha Presidenti. Meta akoma nuk i ka dhënë autorizimin Bushatit për të nisur negociatat me Greqinë për kufirin detar. Presidenti i ka kërkuar dy herë informacion shtesë ministrit të Jashtëm.