Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me motivacionin per angazhim te vecante ne ruajtjen e kujteses se Holokaustit dhe mbrojtjen e të vërtetes historike, promovimin dhe ruajtjen e vlerave kulture të trashëgimisë së popullit amerikan, Kryeministri Edi Rama u ndërua me çmimin për pluralizimin kulturor gjatë vizitës së tij në SHBA.
Cmimi iu akordua nga i emeruari i presidentit trump, kryetari i komisiomitpër Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer, i cili gjatë një ceremonie të posaçme në Shtëpinë e Bardhë shprehu mirënjohjen për kontrbutin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Paul: "Vetëm dje folëm për ndikimin dhe për lidhjen e mahnitshme të Shqipërisë me shtetin e Izraelit, por tani jam gjithashtu i nderuar që jam këtu, jo vetëm për lidhjen midis Shqipërisë dhe Izraelit, por gjithashtu një lidhje midis Amerikës dhe Shqipërisë, sepse janë shumë qytetarë amerikanë që janë shpëtuar nga vendi juaj, kështu që nga ana e Komisionit që përfaqëson Presidentin dua t'ju them faleminderit në emër të Amerikës," - u shpreh Kryetari i Komisionit Paul Packer.
Gjate fjalës së tij, kryeministri Rama vlerësoi se strehimi dhe shpëtimi i hebrenjeve gjatë luftës se dytë botërore, është një etapë të cilës duhet ti referohemi me krenari, si një shembull për brezat.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paul-packer-lidhje-e-mahnitshme-mes-shqiperise-izraelit-dhe-amerikes