Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Artur Çani i ftuar në "360 Gradë" në Ora News ka zbuluar të vërtetën të sipas tij të kontenjerit me banane ku u kapën 613 kg drogë, duke theksuar se autoritetet italiane kanë njoftuar autoritetet shqiptare për drogën.
Ai shprehet se autoritetet shqiptare nuk e kanë zhvilluar të vetëm aksionin.
Çani: Ka një histori të veçantë ky kontenier që ka vënë në alarm DEA-n që në fillim. Në një port të Kolumbisë ka një shoqëri shumë të madhe dhe të organizuar që quhet "Bana Kol". Ajo merr të gjithë kontenierët, që janë në pronësi të shoqërive të transportit botëror një prej të cilëve është edhe CMA-ja. Në 2 janar 2018, mbërrin ky kontenjer dhe i thotë se ka ca defekte ky kontenier dhe duhet riparuar. Pasi merr OK-në e fut në magazinat e veta.
Më datë 12 janar, shkon për ngarkim për banane. Ky riparim vuri në alarm agjencitë inteligjente. Më 13 janar niset nga porti në drejtim të Livornos. Pasi mbërrin më 27 janar në Livorno, më 29 janar njoftohet që ky kontenjer do të shkarkohet i gjithi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cani-zbulon-te-fshehtat-e-kontenierit-me-613-kg-kokaine