Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zv/ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj tha se diplomacia ekonomike po ridimensionohet. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Ilva Tare, Xhafaj tha se përfaqësitë diplomatike shqiptare do ti nënshtrohen një trajnimi.
Etjen Xhafaj: Diplomacia ekonomike është promovimi i të gjithë potencialit ekonomik të vendit, qoftë për investitorët e huaj për të ardhur në Shqipëri dhe për të investuar në fusha të ndryshme, qoftë për promovimin e produkteve shqiptare jashtë vendit, qoftë edhe për promovimin e imazhit të vendit si një destinacion turistik. Ridimensionimi i kësaj dmth që ne po marrim një qasje specifike duke patur një koncept të ri mbi gjithë diplomacione ekonomike për ta vendosur atë në qendër të punës së cdo minsioni për të pasur mundësi të angazhojmë sa më shumë diplomatë tanë me sa më shumë sipërmarrës të huaj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/diplomacia-ekonomike-xhafaj-diplomatet-shqiptare-do-te-trajnohen