Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka kërkuar shpalljen e emergjencës në Dajç dhe Anën e Malit për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit. Sipas njoftimit të emergjencave nga kjo bashki, në rrugët e fshatit Obot, sasia e ujit i kalon 50 cm për shkak të shkarkimeve në kaskadën e lumit Drin.
Bashkia thekson se për shkak të shkarkimeve të HEC-ve zonat e përmbytura janë si më poshtë:
Muriqan - 350 Ha
Oblikë - 280 Ha
Obot - 270 Ha
Total - 900 Ha
Nga sipërfaqja e mësipërme,sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 630 Ha , ndësa sipërfaqe e pakultivuar 270 Ha,të shpërndara si më poshtë:
1.Jonxhe 500 Ha
2.Kultura të dyta foragjere 100 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 2 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbi-900-ha-toke-ne-shkoder-nen-uje-ademi-te-shpallet-emergjenca-ne-dajc-e-ana-e-malit