Report TV - Rusët paguan lobimin e Bashës në SHBA për foton me Trump

2018-05-12 0

Një investigim i thelluar nga "Mother Jones", që mban firmën e David Corn, Hannah Vevintova dhe Dan Friedman ka hedhur dritë mbi çështjen e përfolur të lobimit të Partisë Demokratike Shqiptare në SHBA, nga një kompani fantazmë.
Tani rezulton se pas kompanisë në fjalë qëndron Rusia, e cila sponsorizoi Bashën në SHBA dhe u përpoq të ndikonte të zgjedhjet në Shqipëri, me synim krijimin e tensioneve politike në Ballkan, për të penguar integrimin e vendeve në BE.

Sipas investigimit, rusët kanë dalluar te basha, dikë që mund të përmbyste gjendën politike pro-Bashkimit Evropian në Shqipëri, të udhëhequr nga Edi Rama.

Investigimi

Disa prej elementëve në një histori të çuditshme ndikimi që ngre dyshimet se rusët në mënyrë të fshehtë përdorën republikanët në Uashington në përpjekje për të shkaktuar konflikte politike në Ballkan janë: një ish-ndihmës i fushatës së Donald Trump i cili punon si lobit, një pagesë gjysëm milionë dollarë, një parti e djathtë shqiptare, katër kongresmenë Republikanë, Breitbart News, një administrues i një restoranti kosher në Nju Jork, një shërbim të dhënash online që promovon gratë e ?bukura? ukrainase, dhe kompanitë e naftës të lidhura me Rusinë.

Free Traffic Exchange