Kapja e 613 kg kokaine, DEA në portin e Durresit

2018-05-12 0

Pas kapjes së 613 kilogramëve kokainë në Durrës prej dy ditësh, katër ekspertë të agjencisë amerikane të antidrogës DEA ndodhen në portin e këtij qyteti. Ekspertët kanë ardhur nga Athina aty ku ndodhen zyrat e DEA për të gjithë Ballkanin. Mësohet se ata kanë kërkuar të njihen me gjithë praktikën e ndjekur nga autoritet shqiptare në këtë aksion nga veprimet doganave, policisë dhe prokurorisë.

Ndërsa, Prokuroria e Krimeve të Rënda që po kryhen hetimet për këtë çështje ka nisur një letër porosi drejt prokurorisë së Livornos në Itali. Në portin e këtij qyteti kontenieri me banane ka qëndruar disa ditë dhe ka dyshime se është kontrolluar nga autoritete atje.

Hetuesit shqiptarë kërkojnë të njihen me praktikën e ndjekur për kontrollin e kontenierit, pasi kanë dyshime mbi dokumentacionin që shoqëronte mallin. Ka dyshime se, dokumentacioni që është paraqitur në doganën shqiptare është dorëzuar për të shmangur procedurën e kontrollit të kontenierit ku fshihej sasia rekord e kokainës.

Grupi hetimor ka marrë dëshminë e Donaldo Lushajt menaxherin i kompanisë Arbri Garden e cila transportoi kokainës. 25-vjeçari u ka konfirmuar hetuesve se ngarkesa ishte vonuar disa dite ne portin e Livornos. Ndërsa ka sqaruar se kompania kishte marrëdhënie tregtarë me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Argjentinën. I arrestuari tjetër për këtë çështje është shoferi i komionit Armando Pezaku, i cili ka mohuar përfshirjen në trafikun e kokainës.