Report TV - Deti përmbyt një pjesë të Lungomares në Vlorë

2018-05-12 0

Era e fortë dhe deti me forcë deri në 7-8 ballë kanë sjellë përmbytjen e një pjese të Lungomares në fillim të saj, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur dhe krijuar probleme në qarkullim. Moti i keq që ka shoqëruar qytetin e Vlorës gjatë kësaj dite të martë ka rrezikuar edhe në daljen e detit në zonën e Lungomares, duke përmbytur një pjesë të saj.

Problematikat kanë qenë kryesisht në subjektet tregtare të fillimit të Lungomares të cilat kanë rrezikuar për shkak të përmbytjes.
Ndërkohe për shkak të motit të keq nuk ka patur asnjë përmirësim të situatës së lundrimit detar në Vlorë, i cili vijon të mbetet i pezulluar, ndërsa situata pritet deri të mërkuën në mëngjes për t'u përmirësuar.
Ndërkohë dalja e detit mbetet një fenomen i rrallë në qytetin e Vlorës, ku deti ka përmbytur një pjesë të Lungomares.