Shqipëria do të kërkoj ringritjen n" />
Shqipëria do të kërkoj ringritjen n"/>

Ora News - Europiani i Peshëngritjes/ Përfaqësuesja kuqezi "njëzëri": Synojnë zonën e medaljes

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria do të kërkoj ringritjen në sportin e peshëngritjes pas çështjes së shumëpërfolur të Romela Begajt.

Në fund të muajit Mars në Rumani do të zhvillohet kampionati Europian i Peshëngritjes ku peshëngritësit kuqezi do të synojnë medaljet.

Një prej pretendetëve kryesor, kampionai aktual i Europës në stilin e shkëputjes Daniel Godelli nuk i fsheh synimet kur thekson se kërkon të paktën një vend mes 3 të parëve. Një medalje pretendon edhe 21 vjecari Arbër Cercizi.

Daniel Godelli: "Unë kam qënë çdo kampionat pretendent. Pavarësisht se garës nuk i dihet asnjëherë. Kam bërë stërvitje këto dy muaj për këtë Kampionat Europian. Shpresoj të jem në treshen më të mirë. "
Arbër Cercizi: "Synimet e mija janë të arrij rezultatet më të mira dhe të dal sa më lart."

Të dy shtangistët po përgatiten nga nje emër i njohur i shtangës shqiptare Hektor Shaqiri, pritshmëritë e të cilit janë të larta, sidomos për Godellin.

Hektor Shaqiri: Janë dy faktorë që na duhet ky europian, për të dal mirë. E para për të larë atë gabimin që bëri Federata me Romelën. Dhe e dyta të jemi gjithmonë si sport paranojë në Shqipëri. Këta dy çunat këtu që janë ndër më të mirët e kombëtares them se janë që të dy medalista. Me puënn që kemi bërë themi se do ta justifikojmë.

Në të njëjtën linjë është edhe ish nënkampioni i botës Ilir Suli, që shton se jo vetëm Godelli duhet të shpallet kampion Europe, por medaljet duhet të vijnë edhe nga Cercizi, Calja e Qerimaj

Ilir Suli: "Ky duhet të dal kampion Europe, pavarësisht që ai nuk e thotë. Ai do të dal kampion Europe për mua. Cercizi duhet të marrë medalje, Danieli, Brikeni, Erkani të gjithë duhet të marrin medalje."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/europiani-i-peshengritjes-perfaqesuesja-kuqezi-njezeri-synojne-zonen-e-medaljes