Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
11 efektivë të Drejtorisë së Policisë së Vlorës janë nën hetim pasi dyshohen për favorizim të kultivimit të lëndëve narkotike. 3 të tjerë janë përjashtuar, ndërkohë për veprime ose mos veprime të lidhura me këtë fenomen. Të dhënat i konfirmoi drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj, në takimin e task-forcës kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Tre efektivë të policisë së Vlorës janë përjashtuar dhe 11 të tjerë janë nën hetim për favorizim të kultivimit të kanabis sativës përmes veprimeve apo mos veprimeve në zonat ku ishin përgjegjës.
Shehaj: Këta punonjës policie janë punonjës që gjatë analizave që kemi bërë kemi nxjerrë përgjegjësitë e tyre që ata mund të kishin bërë punën më mirë dhe ato raste që u konstatuan si rezultat i bashkëpunimit me institucione të tjera mund të ishin raste që ata duhet të kishin dhënë informacion. Janë tre raste që nga hetimet disiplinore ka rezultuar se kanë pasur shkelje të cilat është gjykuar përjashtimi i tyre nga policia. Nuk muhd të them se kanë qenë të përfshirë në kultivim por kanë bërë shkelje disiplinore të cilat përcaktojnë përjashtimin e tyre nga policia.
Këto të dhëna, të konfirmuara nga drejtori i Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj, nuk përfshijnë tre efektivët tashmë në kërkim në kuadër të asaj që njihet si dosja 'Habilaj'.
Shehaj: Nuk i referohem rastit Habilaj.
Të kritikuar nga Ministri i linjës për zbulueshmërinë e ulët të ngjarjeve me prapavijë kriminale, dhe në një kohë kur Vlora ende cilësohet një prej zonave të nxehta të prodhimit dhe trafikut të kanabisit, drejtori Shehaj thotë së në vitin 2017 u sekuestrua 75 % më shumë se ai paraardhës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-11-police-ne-hetim