http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur kritikeve te tij, duke sqaruar vizionin per te ardhmen e Partisë Demokratike. Përballe paralajmërimit te Astrit Patozit per krijimin e nje partie te re, Basha ka theksuar se çdokush ka te drejte te zgjedhe rrugën e tij, por i ka cilësuar te pavërteta pretendimet per shurdhëri ndaj platformës per ringritjen e PD.
Ne pranvere do te mblidhet kuvendi i PD i cili ka tagrin te miratoje ndryshimet ne statut e atëherë do te mësohet edhe fati i propozimeve qe kane ardhur nga kundërshtaret e Bashes; por kreu i PD ka vene ne dukje mungesën e ideve politike tek kritiket.
Basha ka hedhur poshtë mundësinë e ftesave nominale apo takimeve personale; duke qartësuar se rruga per bashkimin e PD kalon nga statuti dhe forumet.
Ne vjeshte me humbjen e zgjedhjeve, PD u fut ne nje proces analize per shkaqet e humbjes, degët e kane përfunduar kete proces, por pritet nje mbledhje e kryesisë, e cila te shqyrtoje problematikat ne te gjithë Shqipërinë.
Pas kësaj, nis puna per ndryshimin e statutit, mbledhjen e kuvendit dhe zgjedhjen e te gjitha strukturave drejtuese te partisë te cilave u mbaron mandate ketë vit.
Ndërsa Basha nisi procesin e analizës kritiket e tij depozituan dy platformë te ndryshme; e para u propozua nga Astrit Patozi dhe lëvizja per ringritjen e PD ku nder te tjera kërkohej edhe anulimi i zgjedhjes se Bashes; dokumenti tjetër u propozua nga Edit Harxhi qe parashikonte ndryshime ne statut.
Tashme pritet te ngrihet grupi për ndryshimin e statutit per te kuptuar se a do te miratohet apo jo ndonjë nga propozimet e kritikeve.
Por ne rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët dhe Astrit Patozi krijon nje parti te re, ky do te ishte rasti i pare i çarjes se PD qe ndodh gjate drejtimit te partisë nga Lulzim Basha.