Report TV - Gjyqi Gashi-Marku, më 8 mars vendim nga Gjykata Administrative

2018-05-12 1

TIRANE-Në datë 8 mars do të jepet vendimi nga Gjykata Administrative për padinë e Rovena Gashit kundër Arta Markut, pasi Kryeprokurorja e shkarkoi nga detyra vetëm pak ditë pasi u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë në 18 dhjetor. Në seancën e sotme u paraqitën konkluzionet nga të dy palët. Avokati i Rovena Gashit, Çlirim Gjata ka deklaruar se shkarkimi nga Marku është bërë pa motivacion. ?Urdhri për lirimin nga detyra e Rovena Gashit nuk ka motivacion.Urdhri për lirimin nga drejtore e dekriminalizimit është nxjerrë jashtë kompetencës, i pa mbështetur në ligj dhe pa motivacion. Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm si ka këto kompetenca. Arta Marku nuk kishte miratuar strukturë të re. Gjithcka ishte sipas strukturës që kishte lënë Llalla. Procedimet disiplinore i bën Inspektorati i Lartë i Drejtësisë? deklaroi ai.
Ndërsa përfaqësuesja e Arta Markut në gjyq, Pranvera Gruda u shpreh se Gashi u emërua në shkelje të ligjit, pasi nuk kishte 12 vite eksperiencë. ?Rovena Gashi është emëruar si prokurore në prokurorinë e Përgjithshme në shkelje ligjore pa pasur 12 vite eksperiencë. Gashi shkeli etikën prandaj u shkarkua si drejtuese e Dekriminalizimit. Gashi anashkaloi me vetëdije Arta Markun.