Report TV - Artur Mecollari spiun ? Xhacka: Sajesa personale të Sali Berishës

2018-05-12 2

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me shefin e shtabit Bardhyl Kollçaku dhe drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes Bardhyl Nuredin raportuan në komisionin e Sigurisë për përfshirjen e kolonel Artur Meçollarit në grupin negociator me Greqinë. Ministrja me dy zyrtarët e lartë mbrojtën Meçollarin, ndërsa i cilësuan akuzat nga Berisha dhe deputetët e tjerë të PD në seancën e sotme si pabaza dhe hakmarrje. Berisha e ka akuzuar Meçollarin si spiun.

Por ministrja u shpreh se i gjithë sulmi është hakmarrje e Berishës, pasi Meçollari s?pranoi t?ua jepte bazat detare miqve të ish-kryeministrit duke përmendur Damir Fazllic. ?Artur Meçollarin u hoq nga detyra, pasi nuk pranoi t?u jepte bazat detyre miqve të ish-kryeministrit. E gjitha ishte një hakmarrje personale, nuk ka të bëjë me agjenturat. Sulmi i stisur ndaj Meçollarit. Sulmi ndaj Mecollarit kur shtypi shkruante për megaaferat me bazën e Bisht Pallës, kur shtypi shkruante për shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazllic?? deklaroi ajo.