Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka qënë e pranishme ditën e sotme në zonat e prekura nga përmbytja.
Ajo ka akuzuar KESH për pavertetësi lajmi sepse sipas saj përmbytjet vijnë si pasojë e shkarkimit të hec-eve të Vaut të Dejës i cili është hec-i i fundit në kaskadën e Drinit. Ademi i kerkoi gjithashtu KESH të japë informacione të sakta përsa i përket shkarkimeve dhe të mbajë përgjegjësitë për përmbytjet në njësinë Administrative Anë e Malit, dhe të përgjigjet për dëmshpërblimet.
"Në Anën e Malit siç e shihni situate është e përkeqësuar, domethënë që kemi një rritje deri në 20cm sipas verifikimeve të banorëve, të ujit që derdhet nga hidrocentralet, po e saktësoj sepse situata siç shihet vetëqarkulllimi i lumit në fusha ka përkeqësu situatën në zonat e përmbytura dhe në tokat e mbjella. Kemi një situatë të përkeqsuar të territoreve të mbjella në zonën e Anës Malit, kemi vështurësi tashmë për blektorët, te cilët i përdorin të mbjellat, jonxhën, produktet e veta edhe për bagëtinë, dhe sigurisht që situate është edhe më e vështirë. Tani do vijojmë të shohim situatën e disa nga njërëzit që vuajnë në Anën e Malit. Duam që Ministria përkatëse, KESH, të jenë korrekt me informacionin që japin. Informacioni publik i dhënë njofton për shkarkim nga portat 800m3/s sot dhe puna e plotë me të gjitha agregatët në Vaun e Dejës si hec-i i fundit në kaskadën e Drinit, por sikurse territory e verifion, mbase edhe kryeplaku mund të na thotë diçka. Ajo që ne shohim në territor, bëhet fjalë për një situatë të shkarkimeve më të madhe sesa e lejuara apo e mundshme për fushën e Obotit" është shprehur kryebashkiakja e Shkodrës.
E pyetur nga gazetarët për reagimin e KESH e cila thotë që nuk ka asgjë përgjegjësi, duke thënë që janë rezultat i shirave të rëna në datën 2 mars, Voltana Ademi ka thënë që KESH duhet të japë informacione të sakta.
"Do kisha dashur të flisnin banorët për një vertetësi më të madhe të fakteve, në mënyrë që apeli të jetë më i madh dhe më real nga ajo që vetë njërëzit thonë", është shprehur ajo.