Gjiknuri s’paraqitet në Komisionin e Ekonomisë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur partitë politike janë në pushtet, duket se nuk kanë shume debate të brendshme, por në fakt mes përplasjet mes grupit parlamentar të PS dhe ministrave në të shumtën e rasteve behën me dyer të mbylla.



Por ka edhe raste kur ato janë publike. Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi këtë të martë ndryshimin e kontratës të një koncesioni në portin e Porto Romanës, në Durrës, por ministri përgjegjës Damian Gjiknuri për të dytën herë refuzoi të ishte prezent.



Kaq ka mjaftuar qe Erjon Braçe te ashpërsoje tonet.



Kryeministri Rama u ka lënë porosi ministrave që të mbrojnë çdo nisëm apo ndryshim ligjor, që është për diskutim në komisionet parlamentare. Ky fakt ka bërë që mbledhjet të zhvillohen sipas axhendave të ministrave. Komisioni i Ekonomisë vijoi më tej me diskutimet e kontratës teknike, me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës.