Report TV - Zv. ministri: Vettingu në polici mbyllet brenda 24 muajsh, Vlerësojmë qëndrimin e LSI

2018-05-12 1

Zv Ministri i brendshëm, Julian Hodaj ka dhënë një konferencë pas miratimit të ligjit për Vettingun në Polici. Ai ka shfaqur detaje mbi kohëzgjatjen e procesit të vettingut, duke theksuar anët pozitive që ky vetting do të sjellë si tek qytetarët edhe tek marrëdhënia e vendit me ndërkombëtarët.
Fjala e plotë e Zv Ministrit Jualian Hodaj

"Mirëdita të gjithëve, siç jeni në dijeni, në seancën e djeshme, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me 88 vota pro ligjin për ?Vlerësimin kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së?, i njohur si Vetting-u.

Kjo nismë është mjaft e rëndësishme në kuadër të reformës së ndërmarrë në agjencitë ligj zbatuese përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, ku duhet të përmenden edhe nismat e tjera për përmirësimin e sistemit të arsimit, ri-organizimit në territor dhe qasjes më gjithëpërfshirëse ndaj qytetarëve, si dhe masave të veçanta për luftën ndaj grupeve kriminale.

Free Traffic Exchange