Ndarja në PD prapaskenat, Berisha dështoi të pajtojë palët, garda e vjetër kërkoi ‘kokën’ e Bashës

2018-05-12 0

Dhjetë muaj pas humbjes së dytë të Partisë Demokratike, në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, përfaqësuesit e grupit kundërshtar të Lulzim Bashës në PD, kanë paralajmëruar një lëvizje të re politike, duke mos përjashtuar as mundësinë e krijimit të një partie të re politike. Lëvizja është paralajmëruar nga ish-deputeti Astrit Patozi, ndërsa pjesë e saj do të jenë ish-ministri i Financave Ridvan Bode, ish-ministrat Majlinda Bregu, Genc Ruli, Arben Imami etj., që të gjithë të përjashtuar nga Parlamenti nga Lulzim Basha, me anë të listës së kandidatëve për deputetë.

Përpos humbjes, zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, prodhuan edhe një krisje të madhe në Partinë Demokratike, krisje e cila jo vetëm është pranuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, por ky i fundit identifikoi Bashën si përgjegjës për këtë situatë. Duke vënë në pah gabimet e Bashës, Berisha u angazhua për një pajtim mes dy grupeve të mëdha kundërshtare në Partinë Demokratike.

Free Traffic Exchange