Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku i ftuar në "Tonight Ilva Tare" sqaroi premtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj se nuk do të kishte leje ndërtimi brenda qendrës së Tiranës.
Mazniku: Deklaratat e tij më së shumti kanë dalë jashtë kontekstit. Ai thotë për sa kohë nuk ka një plan urbanistik dhe për sa kohë nuk do të sistemohet stoku i banesave nuk do të japim leje. Ne për herë të parë futëm në Tiranë zonën e Kasharit, zonën e parkut dhe zonën e Dajtit. Në atë kohë kishte 8-9 mijë apartamente të pashitura. Janë shitur ato dhe shumë të tjera.
Në qoftë se dikush shkon në zonën e Astirit, çmimi është mbi 100 euro më shumë se një vit më parë. Apartamentet janë shitur.
Lela: Kërkesa në Yzberisht bëhet ofertë në qendër të Tiranës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/premtimi-i-veliajt-zero-ndertime-mazniku-eshte-keqkuptuar