“Salla franceze e leximit”/ 3700 tituj ne Biblioteken Kombetare

2018-05-12 3

Tashmë adhuruesit e gjuhës dhe letërsisë frënge, do të kenë një sallë të dedikuar në Bibliotekën Kombëtare. ?Salla Franceze e Leximit? me rreth 3700 tituj nga të gjitha fushat do t'u vijë në ndihmë të gjithë studiuesve, studentëve dhe lexuesve frankofonë të kryeqytetit.
Në përurimin e saj, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se kjo sallë nuk do të jetë vetëm një sallë leximi.
Me rastin e hapjes së saj, sot aty u ekspozuan edhe veprat e plota të shkrimtarëve dhe filozofëve francezë, që dominuan shekullin e XX si Paul Valéry, Marcel Proust, Jacques Derrida.
Në veprat që u ekspozuan sot është edhe kjo histori e rrallë e Skënderbeut e shkruar në frëngjisht.
Një vend të posaçëm ndër librat e dhuruar nga Ambasada franceze në Tiranë zënë edhe disa botime në gjuhën frënge të Ismail Kadaresë, që vijnë në përkthimin mjeshtëror të Jusuf Vrionit. Përurimi i kësaj sallë të re leximi vjen në kuadër të ?Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri 2018?.

Free Traffic Exchange