Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas reshjeve të dëborës dhe shiut, u shfaq rreziku i përmbytjeve në veri të vendit.
Uji është kthyer në mysafir të padëshiruar për banorët e Obotit në Njësinë Ana e Malit të Shkodër.
Dëmet që po u shkaktohen në kulturat bujqësore janë të shumta dhe fajin ja lënë hidrocentraleve të kaskadës së Drinit, që sa herë nisin shkarkimet, toka u përmbytet, pasi fryrja e lumit Buna nuk përballon prurjet e larta.
Kreu i njësisë administrative Arben Ceni kërkon të njoftohen për shkarkimet dhe të zbatohet një plan menaxhimi, për shkak se po kthehen në refren të vazhdueshëm të tilla përmbytje dhe askush nuk përgjigjet për demet që u shkaktohen fermerëve.
Por sipas KESH, tokat me prezencë uji në njësinë Ana e Malit nuk lidhen me shkarkimet nga hidrocentralet, por nivelin nën lumin Buna.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkarkimet-e-kaskades-se-drinit-banoret-e-obotit-frike-nga-permbytjet