BOOM/ Merrte 1750 lekë ndihmë ekonomike, familja hiqet nga skema

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ BOOM këtë të hënë ka trajtuar çështjen e përjashtimit të të varfërve nga skema e ndihmës ekonomike. Në vëmendje është sjellë rasti i Arben Çelës, të cilit i është mohuar e drejta për ndihmë ekonomike.

Ai thotë se është hequr nga kjo skemë pa asnjë motiv. Ndihma ekonomike që ai merrte ishte 17.500 lekë të vjetra.

Kamera e BOOM ishte në ambientet e banesë së Arben Çelës dhe kushtet ishin të mjerueshme, ku në vend të frigoriferit, përdorte legen me ujë të ftohtë.

Arben Çela, i mbetur jashtë kësaj skeme nga janari i këtij viti ka kërkuar shpjegime nga institucionet, të cilat kanë shfaqur një mungesë të lartë transparence.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boommerrte-1750-leke-ndihme-ekonomike-familja-hiqet-nga-skema

Free Traffic Exchange