Report TV - Tymi i 613 kg kokainë “zhvendoset” në seancën plenare

2018-05-12 0

Kuvendi në seancën e sotme është përfshirë nga akuzat dhe debatet e forta në lidhje me sasinë rekord të 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës pak ditë më parë. Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Xhafaj si të implikuar. Basha u shpreh se u kap vetëm hamalli dhe jo bosi i kokainës, ndërsa meritë për operacionin sipas tij kanë ndërkombëtarët dhe jo pala shqiptare.
?Edi Rama e nisi me marijuanën dhe vijoi me kokainën. Opozita ka paralajmëruar se ka tre laboratorë të përpunimit të kokainës, dhe ja ku erdhi droga. Cilat janë faktet që Rama, Xhafaj dhe të tjerë aksionarë të kokainës mundohen ti fshehin? Policia deklaroi se kokaina kishte vlerë 180 mln euro, kontenieri qëndroi prej datës 19 shkurt në Durrës në pritje të zhdoganimit. Një kërkim i thjeshtë se janë bërë 97 rrugë në Kolumbi. 613 kg nuk janë të Arbrit. Partnerët kishin informuar për të shkuarën kriminale të Çekajt. Një nga të arrestuarit, shoferi në faqen në Facebook shkruan se ?transportoj miell për partizanët?. Kush janë partizanët e vërtetë, kush e financoi këtë operacion? Kush garantoi siguri?

Reagimi i parë i Xhafës ishte përgëzimi i policisë dhe partnerëve, Rama tha dicka krejt të kundërt, tha se operacioni u krye vetëm nga pala shqiptare. Në mbrëmje Xhafaj i ra hasha deklaratës së mëngjesit. Bëhet fjalë për kokainë shumë të pastër që duhet prerë me të paktën 6 herë, do të shkonte në laborator në Shqipëri. Është fakt, që për cdo ngarkesë që kapet, 10 kalojnë. Sa herë janë kontrolluar ngarkesat e mëparshme të kompanisë? Pse pronari e la më shumë se një javë në port, duke ditur ngarkesën.