Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi mishi i pavulosur dhe që transportohej jashtë kushteve higjieno-sanitare është konfiskuar nga Autoritetit Kombëtar i Ushqimit.
Sipas njoftimit të AKU, mishi është u bllokua në Vlorë në njësinë e tregtimit me administrator shtetasin Pajtim Gjoshi.
"Gjatë momentit të inspektimit nga AKU, u zbulua një karkasë mishi qengji e pavulosur dhe e papajisur me certifikatë veterinare në sasinë e 5.7 kg. Ndërkohë në momentin e inspektimit është gjendur në makinën e automjetit më targa AA 483 EC , në pronësi të njësisë së tregtimit, nëntë karkasa me mish qengji të vulosura dhe të certifikuara në masën 60.3 kg mish, të cilat po transportoheshin për konsum njerëzor, jashtë kushte higjieno-sanitare dhe pajisjes me makinë frigoriferike për mishin", thuhet në njoftim.
Për karkasën e gjetur të pavulosur dhe të pacertifikuar për mishin e qengjit në njësinë e tregtimit nga AKU u mor masa administrative me gjobë 100 mijë lekë të reja. Gjithashtu për kushte të papërshtatshme të transportit u mor masa tjetër administrative prej 100 mijë lekësh të reja për transport të papërshtatshëm dhe jashtë kushteve higjieno-sanitare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bllokohet-60-kg-mish-i-pakontrolluar-shikoni-si-transportohej