Presidenca ka dorëzuar listën e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka mbetur me 5 nga 9 që duhet të ketë. KED ka në dorë procesin për 4 vendet vakante, por kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja thotë se ky institucion nuk mund të mblidhet pa kaluar filtrin e Vettingut.
?Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk mund të mblidhet pa dalë rezultatet e Vettingut. KED nuk mund të vlerësojë kandidatët e pa vetuar. Kushtetuta është e qartë në këtë pikë. Rasti i kryeprokurorit ishte i ndryshëm? deklaroi Manja.