Ora News - A i trembet e djathta një lëvizje të re politike? Ja çfarë mendojnë demokratët

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Astrit Patozi dhe Ridvan Bode kanë nisur një tur të ri takimesh me demokratët me qëllimin inicimin e një lëvizje të re brenda të djathtës. Por si e shohin fuksionarët e PD dhe deputetët e saj këto lëvizje. Ish sekretari organizativ deputeti Flamur Noka, thotë se Partia Demorkatike, ka njohur në vazhdimësi lëvizje por kjo nuk e ka dëmtuar atë.

Noka: Ka parë PD lëvizje shumë, të gjithë janë rikthyer, kështu që mos u merrni me ketë

P?r Tritan Shehun në Partinë Demokratike, ka hap?sir? p?r t? gjithë dhe krijimi i fraksioneve të tjera nuk është dicka e mirë.

Shehu: PD është një parti e madhe demokratike me hapësira për të gjithë ata që mund dëshirojnë të bashkëpunojnë me të.

Jashtë debatit nuk kanë qëndruar edhe aleatët. Kryetari i PR Fatmir Mediu tha se Basha duhet të gjejë rrugën e bashkimit të të gjith faktorëve.

Mediu: Pa dyshim që Basha në pozicionin e tij duhet të gjejë të gjitha rrugët për të ofruar mundësi për gjithësecilin që të bëhet pjesë e levizjes së djthathë. Çdo lloj ndarje e të djathtës në segmente mendoj se do të kishte probleme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/i-trembet-e-djathta-nje-levizje-te-re-poltike-ja-cfare-mendojne-demokratet

Free Traffic Exchange