Report TV - 613 kg kokainë, Fatmir Xhafaj: Meritë e pastër e autoriteteve shqiptare

2018-05-12 0

Sot, në kuvend, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se aksioni për kapjen dhe konfiskimin e 613 kg kokaine në Durrës, ishte meritë e pastër e autoriteteve shqiptare dhe vetëm. Ai i ka quajtur dashakeqe reagimet e disa opozitarëve është shprehur se komente të tilla janë antisociale dhe antikombëtare. Xhafaj ka gjetur rastin për të falenderuar Policinë e Shtetit dhe ka theksuar se ajo është rritur në nivel që përpara katër viteve, se ndodhet në proces, se mbështetet nga autoritetet e huaja dhe se me anë të vettingut do të jetë një ndër policitë më të suksesshme në botë.
Fjala e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në seancën plenare ? 5 Mars:
E nderuar zonja drejtuese e seancës,
Të nderuar qytetarë,
Javën e kaluar, Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me strukturat hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, finalizuan një operacion të paprecedentë për nga suksesi, në kuadrin e luftës ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës.

Interesi i publikut dhe përgjegjësia ime, si Ministër, më jep të drejtën dhe njëkohësisht më detyron që të bëjë me dije disa fakte, të dhëna, në lidhje me operacionin përkatës të 27 shkurtit 2018, si dhe të jap disa vlerësime rreth këtij operacioni për fat të keq, shumë të debatuar negativisht edhe sot në këtë sallë.