Ora News - Xhafaj: Po zhvillohen disa operacione shumë të rëndësishme antikriminale

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj akuzoi opozitën për sulmet ndaj Policisë së Shtetit edhe në rastin e kapjes së sasisë rekord prej 613 kg kokainë javën e shkuar, duke theksuar se opozita mund ta përshëndeste si operacion qoftë edhe për pragmatizëm.

Xhafaj: Natyrisht, policia e shtetit ka akoma shumë për të bërë. Procesi i vettingut shpresoj se do të sjellë një standard të ri. Është qartësisht e dukshme që policia e shtetit po arrin rezultate të dukshme kundër krimit. Nga njëra anë ajo ka rritur besimin tek qytetarët dhe nga ana tjetër po dekurajon të elementëve të krimit të organizuar. Në këto zhvillime, është për fat të keq reagimi i një pjese të opozitës. Herën e fundit jam i çuditur se si këta le të mos i kishin kursyes, siç nuk i kursyen hamendësimet se si erdhi, kush e solli, kush e ka, pse e ka dhe të tjera si këto që do të jenë pjesë e hetimit, nuk denjuan qoftë edhe për pragmatizëm të vlerësonin punën e policisë për kapjen e një sasie të tillë kokaine. Ka një javë, që kanë vetëm një qëllim; të nxijnë policinë e shtetit në këtë operacion.

Barrikada e krimit nuk ka dy llogore, ka vetëm një dhe vetëm një. Kush del nga kjo llogore, nuk e dëmton llogoren e luftës, i jep oksigjen llogores tjetër dhe përpiqet t'i zgjasë jetën asaj. Ky lloj reagimi është i papranueshëm nga ana njerëzore, por është thellësisht antisocial dhe antikombëtar. Antisocial sepse synon të nxisë urrejtjen ndaj shtetit dhe ndaj organizatës që është simbol i shtetit në rrugë, që është Policia e Shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kapja-e-613-kg-kokaine-xhafaj-opozita-te-vleresonte-policine-qofte-pragmatizem

Free Traffic Exchange