Patozi paralajmëron parti të re - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike iu është drejtuar anëtarëve te partisë për te marre një vendim se çfarë do te behet me opozitën, PD dhe vete nismën qe startoi pas humbjes se rende te se djathtës ne zgjedhjet parlamentare.



Ish-nënkryetari PD Astrit Patozi sqaron se kjo është një lëvizje për te ndryshuar nga brenda PD, por për here te pare Patozi nuk e përjashton mundësinë e krijimit te një partie te re.



?Një lëvizje politike në shumë raste është më e madhe se një parti politike, por unë nuk mund të përjashtoj asgjë në rast se shurdhëria dhe mosreflektimi do të vazhdojë. Ne jemi të vendosur që ti qëndrojmë aksionit tonë politik sepse mendojmë që e kemi detyrim ndaj forcës sonë politike ndaj demokratëve por edhe ndaj vendit.?



Kane kaluar 5 muaj nga momenti qe lëvizja për ringritjen e PD i dorëzoi një platforme Lulzim Bashes, platforme për te cilën deri tani nuk ka asnjë përgjigje.



?Ne sigurisht nuk kemi asnjë arsye pse të presim Lulzim Bashen pa fund. Unë personalisht kam qenë shumë i bindur që nuk do të kishte asnjë sinjal dhe asnjë shenjë reflektimi sepse kam qenë gjithmonë i idesë që gjithçka ka qenë e qëllimshme, por kjo kohë ka qenë edhe për të bindur edhe më skeptikun që Lulzim Basha nuk ka ndërmend ta ringrejë PD, por atij i intereson një zyrë apo një ndërmarrje biznesi me një pronar të vetëm gjë që është jashtë çdo koncepti që unë kam për politikën.



Dhe për shkak te kësaj heshtje ne fundjave Patozi se bashku me ish-numrin dy te PD Ridvan Bode zhvilluan takime me demokratet ne Korçe, Pogradec e Devoll?.



Ajo që mund të konstatohet lehtë është një zhgënjim total për mënyrën si po drejtohet PD. Që nga dita që Lulzim Basha është rizgjedhur përmes një procesi të dyshimtë, është fjala më e mirë që mund të them, e deri sot që po flasim nuk ka asnjë gjest dhe asnjë akt për bashkimin dhe për ringritjen e PD, por ka një letargji dhe nuk ka asnjë rreze shpresë që mund të ketë një ndryshim për mirë Brenda forcës tonë politike. Ne jemi shumë të shqetësuar për faktin që nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të rimëkëmbjes së PD që është e domosdoshme në prag të zgjedhjeve vendore që i kemi shumë afër.



Patozi thekson se nuk janë pozicionuar përballë Bashes për arsye pushtetit.



Ne jemi përballë tij sepse ne mendojmë që një njeri i vetëm qoftë edhe një grup njerëzish apo një njeri me familjen e tij nuk mund të vendosë fatet e një partie politike serioze dhe të madhe siç është PD.



Ne muajin tetor te vitit te kaluar Lëvizja për Ringritjen e PD dorëzoi zyrtarisht një platforme për reformimin e partisë me te madhe te opozitës. Por sot ende nuk ka një qëndrim te kryetarit te PD Lulzim Basha për këtë platformë apo një strategji te qarte për bashkimin e demokrateve kundër qeverise.

Free Traffic Exchange