Permbyten 750 hektare toke ne njesine Ana e Malit

2018-05-12 1

Fshati Obot i Anës së Malit në Shkodër është drejt izolimit. Banorët shprehen se rritja e ujit erdhi menjëherë si shkak i shkarkimit të Hidorcentraleve.

?Hidrocentralet e bëjnë këtë punë...?

?Situata në zonën e Obotit është shumë e vështirë, sepse një pjesë e fushës është e mbytur në ujë. Ky ujë vjen prej hidrocentraleve.?

Nga ana tjetër Administratori i Njësisë Ana e Malit, Arben Ceni sqaron aktualisht janë rreth 750 hektar tokë të përmbytura ndërsa vështirësitë më të mëdha janë në Rrugën e fshatit Obot.

?Edhe banorët janë koshientë për të gjithë këto shira, të gjithë këto prurje në të katër anët në kaskadën e Drinit. Por sot është totalisht nga shkarkimet.?

Por sipas KESH përmbytjet në këto zona kanë ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut të datës 2 Mars 2018 dhe nuk kanë lidhje me programin e shkarkimeve të kontrolluara të saj.

Korporata thotë se këto parcela ndodhen në kuota shumë të ulëta dhe çdoherë që ndodhin reshje të dendura shiu kanalet kulluese bëjnë funksionin e kundërt, marrin ujë nga Buna dhe e shpërndajnë në zonat më të ulëta të atyre fushave.

Shkarkimet nga ana e KESh kanë nisur 5 ditë më parë dhe janë duke u bërë vetëm një hidrocentral, ai i Vaut të Dejës, që ka dhe basenin më të vogël të të gjithë kaskadës. Intensiteti i shkarkimeve nga ky HEC është 800 metër kub/sekondë. Aktualisht prurjet e lumenjve kanë rritur nivelin në të gjitha basenet, ndërsa Fierza ka arritur kuotën e 294 metrave.