613 kilogramët e kokainës të sekuestruara në Durrës përplasën në Kuvend opozitën me maxhorancën. Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka garantuar politikisht porositësit e kësaj ngarkese, që sipas tij do të përpunohej në laboratorët e ngritur në Shqipëri.
Në mungesë të kryeministrit, replikën ia ktheu Taulant Balla, duke I kujtuar shifrat e partnerëve ndërkombëtarë gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Në debat u përfshi edhe ish?kryeministri Berisha.
Palët u përplasën edhe për ekonominë.
Për përjashtimin e 20 mijë familjeve në nevojë nga skema e ndihmës ekonomike, opozita ka thirrur në një inteperlancë urgjente kryeministrin Edi Rama.