Manastirliu: Masa per mbrojtjen e grave te dhunuara

2018-05-12 2

380 raste dhune me shumë janë regjistruar në vitin 2017. Shifrat u bënë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë konferencës së parë të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, ku dhe kërkoi përshpejtim të ndryshimeve ligjore për dhunën në familje.

?Mbi 4500 raste dhune në familje janë raportuar gjatë vitit të fundit, ndaj në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore gjej rastin të adresoj në këtë tryezë të rëndësishme nevojën për të përshpejtuar ndryshimet që kemi propozuar në ligjin ?Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare?, për t?ju dhënë mundësi grave të dhunuara të marrin sa më parë mbrojtjen nga strukturat shtetërore?, tha Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësinë dhe Çështjeve Sociale.

?Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për çështjet e barazise? gjinore, antidiskriminimin dhe eleminimin e dhune?s ndaj grave dhe vajzave, si nje? nde?r objektivat e zhvillimit te? qe?ndrueshe?m te? Agjende?s së shteteve ane?tare te? Kombeve te? Bashkuara. Unë besoj se ky Këshill do të dalë me rekomandime të rëndësishme për adresimin e çështjeve të barazisë gjinore?, tha Zëvendëskryeministrja Mesi.

Shqipëria është vendi i parë në rajon, që ka përfshirë buxhetimin gjinor, si fond i posaçëm për të nxitur politikat me bazë gjinore në buxhetin e shtetit. Për vitin 2017, u parashikuan rreth 15 miliardë lekë për të mbështetur këto politika.

Free Traffic Exchange