http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korporta Elektoenergjitike Shqiptare mohon që përmbytjet e ndodhura në zonën e nënshkrodres të kenë ardhur nga shkarkimet që po kryhen nga hidrocentralet.
Sipas të dhënave nga ky institucion, në fshtrat Oblikë, Goricë dhe Obot
ka patur përmbytje të disa parcelave, por ato kanë ndodhur për shkak të reshjeve të dëndura që kanë rënë gjatë së premtes.
KESh sqaron më tej se këto zona janë në kuota shumë të ulta thuasje pranë nivelit te shtratit të lumit Buna, e për rrjedhojë mundësia e përmbytjeve nga reshjet është e lartë.
Sa i përket prodhimit të energjisë elektrike, KESH bën të ditur se rezervat e mëdha ujore kanë bërë të mundur një prodhim rekord energjie ditore me 28 milion kiloëat/ore, ndërsa rezervat ujore kanë arritur në 27 milion meter kub ujë.
Si pasojë e menaxhimit, korporata thotë se ka shmangur përmbytjet masive.
Aktualisht niveli i ujrave në Hece është në kuota maksimale, cka bëri të detyrueshme hapjen e portave.
Sipas të dhënave shkarkimet janë më pak se 50% e prurjeve...800 metrë kub për sekodë.
FIERZA
Kuota 293.78 m
Prurjet 1,230 m3/sek
KOMANI
Kuota 173.34 m
Prurjet 400 m3/sek
VAU I DEJES
Kuota 74.80 m
Prurjet 250 m3/sek
Por pas përmirsimit të motit, prurjet në kasakadë kanë rënë, cka për KESH është një mundësi për të reduktuar shkarkimet.