Ora News - Veliaj në Emiratet e Bashkuara Arabe për financime në Bulevardin e Ri

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sheshi fundor i Bulevardit të Ri, Parku Qendror dhe ndërtesën e re të Bashkisë do të kenë mbështetjen financiare të Emirateve të Bashkuara Arabe. Për këtë qëllim, kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi takime me gjigantët e Masdar dhe Emaar, të cilët i ftoi të investojnë në projekte të ndryshme në Tiranë, si dhe i njohu ata me lehtësirat dhe klimën e favorshme të të bërit biznes në kryeqytet.

Gjatë vizitës në Emiratet e Bshkuara , Veliaj u prit në një takim të veçantë nga Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Abu Dhabit



Erion Veliaj:?Ne po mbarojmë segmentin e tretë të Bulevardit të Ri, jemi pranë fundit të lumit ku do të kemi një tjetër shesh ceremonial. Pra, Bulevardi do të fillojë me sheshin ?Nënë Tereza? dhe do të përfundojë me një shesh tjetër, aty ku takohet me Lumin e Tiranës. Jemi gjithashtu në fazën për të diskutuar se ku do të ndërtojmë bashkinë e re dhe gjithë zhvillimin që do të shkojë në atë zonë, për t?u siguruar që Tirana të balancohet, duke çuar më shumë zhvillim, banesa, biznese dhe tregti në anën e Bulevardit të Ri?,

Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Abu Dhabit Mohammed Saif Al Suëaidi, e vlerësoi të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm me Bashkinë e Tiranës dhe vlerësoi progresin e projekteve të realizuara.



Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Abu Dhabit Mohammed Saif Al Suwaidi: ?Patëm një komunikim të shkëlqyer dhe negocime për dy projekte që kemi nisur me qeverinë shqiptare. Kjo marrëdhënie na kthen pas në vitin 2009, kur filluam financimet e para në vendin tuaj dhe që nga ajo kohë kemi patur një bashkëpunim të mirë. Falenderoj posaçërisht kryebashkiakun për gjithë mbështetjen dhe këtë progres të shkëlqyer lidhur me këto dy projekte."



Duke e cilësuar speciale marrëdhënien e Bashkisë së Tiranës me Fondin e Abu-Dhabit, kryebashkiaku theksoi se është koha për t?i dhënë një ritëm të ri e modern zhvillimit të kryeqytetit.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-ne-emiratet-e-bashkuara-arabe-financime-ne-bulevardin-e-ri