?Situata është shumë e vështirë, janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore. Kjo është një zonë që jeton me bujqësi dhe tashme toka është nën ujë. Kjo përmbytje nuk vjen nga reshjet e shiut por nga shkarkimet e hidrocentraleve, kur hapen portat ne përmbytemi. Kjo zonë rrezikon të izolohet nëse do të vazhdojnë shkarkimet? thonë disa nga banorët për Report Tv.