Erion Veliaj vizitë në Emiratet Arabe - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Tiranës vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe për të diskutuar financimin e një sërë projekteve të rëndësishme për kryeqytetin dhe thithjen e investitorëve të huaj. Erion Veliaj u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Abu Dhabit, me të cilin bisedoi mbi projektet konkrete si sheshi fundor i Bulevardit të Ri, Parku Qendror dhe ndërtesa e re te bashkisë.



?Ne po mbarojmë segmentin e tretë të Bulevardit të Ri, jemi pranë fundit të lumit ku do të kemi një tjetër shesh ceremonial. Pra, Bulevardi do të fillojë me sheshin ?Nënë Tereza? dhe do të përfundojë me një shesh tjetër, aty ku takohet me Lumin e Tiranës. Jemi gjithashtu në fazën për të diskutuar se ku do të ndërtojmë bashkinë e re dhe gjithë zhvillimin që do të shkojë në atë zonë, për t?u siguruar që Tirana të balancohet, duke çuar më shumë zhvillim, banesa, biznese dhe tregti në anën e Bulevardit të Ri?.



Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Abu Dhabit vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Bashkinë e Tiranës dhe progresin ne realizimin e projekteve të mëdha.



?Patëm një komunikim të shkëlqyer dhe negocime për dy projekte që kemi nisur me qeverinë shqiptare. Aktualisht, jemi duke parë mundësitë e investimit në fusha të ndryshme. Kemi diskutuar në lidhje me nevojat financiare të qytetit të Tiranës në të ardhmen, do i studiojmë këto mundësi dhe këto aplikime dhe shpresojmë që ato të zënë vend në të ardhmen?.



Veliaj u takua me investitorë te rëndësishëm, të cilët i ftoi të paraqesin projekte të ndryshme në Tiranë.