Ora News - Vettingu në polici, Kryemadhi: LSI pret nga PS aprovimin e 19 amendamenteve

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi se LSI është në pritje të aprovimit nga PS të 19 amendamenteve që forca politike që ajo drejton ka propozuar për projektligjin e vettingut në polici.

Në një dalje për mediat jashtë Kuvendit, Kryemadhi tha se vettingu në polici është i domosdoshëm sepse situata në të cilën gjendet sot policia shqiptare është më të vërtet e mjerueshme për shkak të infiltrimit apo dhe implikimit të shumë segmenteve apo ish-drejtor të policisë të cilët sot janë në kërkim.

Kryemadhi: Sot janë paraqitur 19 amendamente për të cilat është dakordësuar me to. Përfshirë në këto 19 amendamente janë dhe dy të tjera të propozuara nga ICITAP-i i Ambasadës Amerikane të cilat nuk ishin reflektuar në projektligj dhe janë vendosur si kusht nga LSI. Sigurisht që Vettingu në Polici është një instrument i jashtëzakonshëm që në situatën që ne gjendemi sot është i domosdoshëm dhe ky është një projektligj shumë i rëndësishëm për të pasur parasysh etapat e tjera që do të zhvillohet.

Sepse situata në të cilën gjendet sot policia shqiptare është më të vërtet e mjerueshme për shkak të infiltrimit apo dhe implikimit të shumë segmenteve apo ish-drejtor të policisë të cilët sot janë në kërkim. Tregon që Vettingu në rradhët e policisë është i domosdoshëm. Dhe jo vetëm në rradhët e policisë por të shtrihet dhe më gjerë.

Ajo që dua të theksoj është që ne jemi në pritje të aprovimit të 19 amendamenteve të paraqitura nga grupi i LSI. Gjë që janë të domosdoshme. Nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj kapriço politike por kanë të bëjnë me përgatitjen dhe afrimit të një legjislacioni jo vetëm europian por dhe demokratik. Dhe mbi të gjitha për të pasur një legjislacion i cili ndalon dhe largon çdo abuzim që mund të ndodh me segmentet e policisë.

E pyetur sesi e ka pritur PD gjetjen e gjuhës së përbashkët mes LSI dhe PS, Kryemadhi pati këtë koment:

Kryemadhi: Unë nuk mendoj që ka ndonjë problem në këtë sepse edhe në raste të tjera ka pasur gjithmonë. Ky është një nga qëndrimet që LSI ka pasur dhe LSI nuk kompleksohet por ka bërë të qartë qëndrimin e saj që përsa i përket bashkëpunimit për ligje që janë në shërbim të qytetarëve shqiptar, nuk kemi asnjë lloj qëndrimi tjetër përveç se angazhimit të grupit parlamentar të LSI për të prodhuar një politikë e cila është në funksion të qytetarëve dhe të shtetasve shqiptar.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vettingu-ne-polici-kryemadhi-lsi-ne-pret-aprovimin-e-19-amendamenteve

Free Traffic Exchange