Ora News - Lot dhe pendesë për vrasjen, grabitësit e Fierit lihen në burg

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lot, pendesë dhe një kërkesë për falje publike shfaqi në Gjykatën e Fierit 42 vjeçari Lulëzim Demiraj, i dyshuar si njeriu që qëlloi për vdekje Agur Vrenozin gjatë grabitjes së një pikë këmbimi valutor në Fier. Ai bashku me Zini Fyraj dhe Dashamir Gërdalin, akuzohen tashmë për grabitje me pasojë vrasjen dhe gjykata i la në burg deri në fund të hetimit.
Duke e qarë dhe me kokën poshtë, ky është Lulëzim Demiraj (në foto) personi që qëlloi për vdekje Agur Vrenozin ndërsa bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij grabitën një pikë këmbimi valutor të premten.
Së bashku me Zini Fyraj dhe Dashamir Gërdalin ata akuzohen tashmë për grabitje me pasojë vrasjen.
Të tre shfaqën pendesë në gjykatën e Fierit për ngjarjen e rëndë, por i vetmi që foli ishte 43 vjeçari Demiraj.
Ai pranoi autorësinë e vrasjes se Vrenozit dhe për këtë i kërkoi falje ?drejtësisë, familjes së viktimës dhe gjithë popullit?.
?Jam penduar", belbëzoi ai në Gjykatë.
Gjyqtarja Matilda Shalla, e vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe vendosi "arrest me burg? për tre të dyshuarit me tre akuza "vjedhje me pasoje vdekjen", "armembatje pa leje" dhe "vjedhje".
Ata janë autorë të dyshuar të vrasjes së Agur Vrenozit, 54-vjeçarit që tentoi t?i ndalonte gjatë grabitjes së pikës së këmbimit valutor.
Në këtë përleshje me grabitësit u plagos dhe vetë pronari i biznesit Gëzim Hoxha.
Në të njëjtën ditë, presidentit i Republikës Ilir Meta i akordoi Agur Vrenozit, pas vdekjes 'Dekoratën e Artë të Shqiponjës', për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare.
Ndërsa Kuvendi nderoi aktin e tij me një minutë heshtje.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tre-grabitesit-e-fierit-ne-gjykate-masen-e-sigurise

Free Traffic Exchange