Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka nisur një tur të ri takimesh me demokratë në rrethe me qëllim ringritjen e së djathtës. Por a tremben deputetët e PD nga krijimi i një partie të re nga Patozi? Flamur Noka shprehet se PD ka parë shumë lëvizje, por të gjithë janë rikthyer.
?PD ka parë shumë lëvizje por të gjithë janë rikthyer? tha ai. Për Tritan Shehun në PD ka hapësirë për të gjithë dhe ndarjet nuk janë të mira. ?Kam dëgjuar dicka në media për këtë, nuk di gjë konkrete, mendoj që PD është e madhe, për të gjithë ata që munden dhe dëshirojnë për të bashkëpunuar në të. Dikush mund të ketë një problem, por midis nesh ka hapësira për të gjetur gjuhën e përbashkët, për të punuar bashkë në këtë forcë kaq të madhe. Duhet të mendojmë për t?u bashkua dhe jo ndarë. PD padyshim ka hapësirë për të gjithë?.