Report TV publikon pamjet ekskluzive, grabitësit në F.Krujë thyejnë me vare pikën e këmbimit valutor

2018-05-12 0

Burime për Report TV kanë zbardhur më qartë dinamikën e tentativës së grabitjes që u bë dje rreth orës 02 të mëngjesit në qytetin e Fushë-Krujës.
Fillimisht u mendua se grabitësit ishin larguar pasi kishin dëgjuar afrimin e policisë.

Në të vërtetë rezulton se rrethana ka qenë tjetër.

Pasi shihen që të thyejnë me vare xhamin e parë dhe derën për të hyrë në pikën e Exchange, 4 autorët vërtiten si ?hijena? brenda pikës së këmbimit valutor, pasi përpjekjet e tyre për të thyer xhamin dhe derën e dytë të pikës. Ku mund të ketë qenë kasaforta rezultojnë të dështuara.

Autorët përpiqen disa herë por pasi binden se është e kotë largohen.

Sipas burimit të Report TV ngjarja ka ndodhur rreth orës 2.18 të mëngjesit të djeshëm.

Duket se grabitësve iu është dashur 9 minuta për të çmontuar qepenin pastaj nuk vonohen më shumë se 40 sekonda qe nga momenti që futen në dyqan.

Sipas burimit policia nuk është dukur fare në zonën në fjalë, zonë e cila zakonisht përshkohet nga furgoni i policissë të paktën çdo pesë minuta.