Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PD, Tritan Shehu tha se emrat e grupit negociator me Greqinë që janë të debator duhet të tërhiqen.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Shehu tha se i takon Presidentit që të bëjë kërkime dhe më pas të japë vlerësimin për secilin negociator.
Tritan Shehu: Më racionale do të ishte të tërhiqeshin. Ata emra që kanë debate për të shmangur këtë debat do ishte racionale të tërhiqeshin pa u zgjatur shumë debatët, gjë që shoh se ky vullnet mungon. I takon Presidentit të Republikës të hulumtojë, të kërkojë sqarime dhe të marrë vendime përfundimtare për njërin apo për tjetrin. Por një gjë është që grupi i negociatorëve duhet të jetë i një niveli të lart.
Shehu deklaroi se grupi negociator duhet të jetë në nivelet më të larta profesionale dhe të integritetet, pasi përballë me palën greke do të jenë profesionistët më të mirë të Greqisë.
Tritan Shehu: Domosdoshmëria që Presidenti të verifikojë përbërjen e grupit negociator, qoftë sa i takon integritet të tyre, qoftë edhe sa i takon profesionalizmit të tyre. Po të dëgjosh Kotzias tha në Parlament se grupi i negociatorëve grekë do të jetë i përbërë nga personalitete të mëdhaja që Greqia ka të fushave dhe me një përfaqësues ndërkombëtar. Unë mendoj se nuk është e lehtë për ne ti vëmë përballë figura të shquara dhe kapacitete të tilla teknike palës greke. Prandaj është e domosadoshme që ne të mobilizojmë kapacitetet tona më të mëdhaja që ne kemi, të zgjedhur me shumë kujdes qoftë sa i takon integritetit, profesionalizimit dhe pse jo të kombinuar edhe me personalitete ndërkombëtare.
Shehu tha se nuk mund të bëhet asnjë hap tjetër në lidhje me negociatat me Greqinë pa marrë autorizmin e Presidentit. Këtë e thotë kushtetuta tha Shehu, pasi ka mendim tejtër ose duhet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese ose ti drejtohet parlamentit me 94 vota për të ndryshuar kushtetutën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grupi-negociator-me-greqine-shehu-emrat-e-debatur-duhet-te-terhiqne