Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kur kabllogramet e zbuluara nga Ëikileaks në vitin 2008, publikuan përceptimin e ish-ambasadorit amerkin John Ëithers, se "Institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh: Kafeneja"- pavarësisht reagimeve, nuk ishte gjë tjerët veçse një realiteti i mënyrës së jetesës në Shqipëri.
10 vite më pas, duket se nuk ka ndryshuar asgjë. Të gjithë pranë shtëpisë kemi një bar kafe, në institucionet apo kompanitë ku punojmë është një kafe, po ashtu përballë ose në kënd të universitete ka bar kafe.
Anketa strukturore e INSTAT për vitin 2016 evidentoi se numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 18,795. Kjo do të thotë se për çdo 160 shqiptarë ka një bar kafe.
Llogaritjet e ekspertëve të ekonomisë tregojnë se krahasuar me densitetin e popullsisë Shqipëria zë vendin e parë në Europë edhe përsa i takon vendeve më të zhvilluara si Spanja.
Eris Dhamo, pedagoge e shkencave sociale, ashtu si ish ambasadori Ëithers e quan kafen institucion dhe status.
Eris Dhamo: Kafja tek ne është institucion, nëse është poshtë pallatit është vendi ku individët, banorët takohen, njohin me njëri-tjetrin, flasin me njëri-tjetrin dhe shpenzojnë kohën e tepërt se janë gjysma pa punë dhe vlera e kafes ju faciliton ose ju lehtëson qëndrimi në kafe.
Njohësiti e çështjeve ekonomike, e lidhin këtë situatë me kërkesën në treg.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kafja-si-institucion-instat-ne-2016-numri-i-bar-kafeve-mbi-18-mije