Report Tv ka siguruar këtë video ekskluzive ku është fiksuar e gjithë grabitja e postës së Rrëshenit mwngjesin e 14 shkurtit.
Fillimisht grabitësit shpërthejnë derën kryesore të filialit të postës.
Me shpejtësi ata hynë brenda ambienteve të postës në orën 03 e 56 minuta e 16 sekonda.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar 4 grabitësit tre prej të cilëve veshur me rroba të zeza ndërsa një tjetër me një xhup të kuq.
Të katër grabitësit janë të maskuar dhe me doreza për mos të lënë asnjë gjurmë.
Veprimet e para që ata ndërmarrin lidhen me identifikimin e kasafortës.
Njëri nga 4 grabitësit pasi e ka gjetur kasafortën me ngjyrë të bardhë e rrëmben dhe largohet me shpejtësi.
Ndërsa tre të tjerët bëjnë një kontroll të shpejtë për të identifikuar nëse ndodhej një kasafortë e dytë apo dhe para cash në sirtarë.
Ata arrijnë të gjejnë edhe kasafortën e dytë të cilën e tërheqin zvarrë duke e nxjerrë nga posta.