Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka nisur një tur të ri takimesh me demokratë në rrethe. Këtë e ka bërë të ditur vetë Patozi nëpërmjet një lajmërimi të shpërndarë në rrjetin social Facebook.
Takimet e para të këtij turi të Lëvizjes për Ringritjen e PD-së janë zhvilluar me demokratët e Korçës, Pogradecit dhe Devollit, gjatë këtyre dy ditëve. Patozi paralajmëron takime në të gjitha degët e PD, ndërsa thotë se, konkluzioni i arrirë është se, nën drejtimin e Lulzim Bashës Partia Demokratike po humbet terren në elektorat.
Postimi i plotë i Astrit Patozit
NUK KEMI Ç'I PRESIM MË LULZIM BASHËS
(Pas takimeve me demokratët e Korçës, Pogradecit dhe Devollit)
Fati i Partisë Demokratike dhe e ardhmja e opozitës në përgjithësi, në kushtet e një qeverisje të korruptuar dhe arrogante, ishin në qendër të takimeve me përfaqësues të spikatur në vite të demokratëve të Korçës, Pogradecit dhe Devollit gjatë kësaj fundjave.