Ora News - Ikja drejt BE, mbi 3 mijë shqiptarë kthehen në kufi nga policia

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbi 3 mijë persona janë kthyer nga policia kufitare në pikat kufitare duke filluar nga data 1 janar deri më datë 28 shkurt. Për periudhën dymujore, policia thotë se midis shifrave 246 persona janë minorenë.

"Nga Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e ri-kthimit të shtetasve shqiptar, në bashkëpunim me FRONTEX dhe me vendet e destinacionit për periudhën 01 Janar ? 28 Shkurt 2018 janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga keto 7 operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit në bashkëpunim me FRONTEX", thuhet në njoftim.

Për periudhën 01 Janar ? 28 Shkurt 2018 janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur. Të gjitha rastet e riatdhesimit të të miturve të pashoqëruar janë trajtuar në bashkëpunim me shërbimin social shtetëror.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se është intensifikuar mbikëqyrja e kufirit për parandalimin e kalimeve të paligjshme.

Gjatë periudhës 01 janar - 28 shkurt 2018 janë kapur 311 shtetas shqiptar për kalim të paligjshëm të kufirit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ikja-drejt-be-mbi-3-mije-shqiptare-kthehen-ne-kufi-nga-policia