Maskat kanë terrorizuar disa biznesmenë në rajonin e Korçës gjatë natës së të shtunës dhe mengjesin e së dielës. Tre fabrika janë sulmuar dhe disa dhjetra milionë lekë janë marrë nga kasafortatat e tyre.
Në dy prej bizneseve, autorët kanë arritur të grabisin shuma të konsiderueshme parash. Ndërsa në tjetrin një fabrike mjalti pronari ka dalë më çifte dhe i ka trembur, duke i deytuar te largohen. Ai tregon se fillimisht ata i kanë hyrë në shtëpi dhe zyrat e biznesit.
Sipas policisë, në një punishte bojrash në fshatin Dishnicë jane marrë rreth 70 milionë leke të vjetra. Persona të paidentifikuar dhe të maskuar hyrë në biznes duke shmangur dhe rojen dhe më pas janë larguar nga aty bashkë me kasafortën që kishte brenda paratë.
Thyerja e biznesit është vënë re rreth orës 08:00 në mëngjes dhe roja ka deklaruar se nuk kishte parë asgjë. Dyshohet se i njëjti grup ka sulmuar po gjatë natës edhe një fabrike qumështi ne aksin rrugor Korçë-Kapshticë, por ende nuk dihet se cila është shuma e parave grabitur aty.
Ngjarjet e Korçës vijnë pas disa grabitjeve radhazi të ndodhura në disa qytete të vendit. Më e rënda ishte ajo e një pike të këmbimit valutor në Fier, ku mbeti i plagosur pronari i biznesit Gëzim Hoxha dhe u vra Agur Vrenozi i cili tentoi të ndalojë tre grabitësit, që u arrestuan nga policia në pak minuta.
Tv Klan