Report TV - 613 kg kokainë, pritet sekuestro mbi kompaninë, 2 kontenierët e tjerë dalin të pastër

2018-05-11 1

DURRES-Dy kontenierët e tjerë të kompanisë ?Arbri Garden? të cilës 4 ditë më parë u sekuestruan për një kontroll të imtësishëm pas gjetjes në kontenierin e parë të 613 kg kokainë kanë rezultuar të pastra. Kontenierët i janë nënshtruar dy fazave si fizikisht dhe me skaner ndërsa ishin të mbushura po me banane.
Kontrolli është kryer në terminalin e kontenierëve në portin e Durrësit ndërsa ReportTv ka mësuar se prokuroria e krimeve të rënda ka zgjeruar hetimet për të arrestuarit dhe personat e dyshuar sit ë përfshirë në këtë trafik.

Si masë paraprake pas sekuestros së kontenierit, kamionit, lëndës narkotike akuza ka kërkuar dhe sekuestro preventive mbi asetet dhe pasurisë së kompanisë ?Arbri Garde? për të mos u tjetërsuar. Kjo kompani sipas të dhënave në qendrën kombëtare të bizneseve figuron e krijuar në vitin 2012 ndërsa në hetimin paraprak të bilanceve të saj sipas hetuesve nuk justifikohet rritja e kapitalit me aktivitetin real të saj në treg.