Report TV - Zgjedhjet në Itali, gazetari Agalliu: Lëvizja 5 Yjet do të jetë parti e parë

2018-05-11 0

Sot zhvillohen zgjedhjet në shtetin fqinj, në Itali, korospondenti na informon për situaten e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre deri në këto momente.
Sa është pjesëmarrjaderi në këto momente ?
Pjesëmarrja deri tani është rreth 20 %, ndryshe nga vitet e kaluara ku pjesëmarrja ishte reth 15% në 2013. Pra pjesëmarrja është goxha e madhe deri tani, në dy rajonet krysore, Lombardi dhe Lacio janë edhe zgjedhjet rajonale., ku kandidon edhe kandidatja me origjine shqiptare Bruna Kola.
Një sondazh i Institutit Piepoli cili është realizuar gjatë dy javëve të fundit në Itali, ka parashikuar se koalicioni i qendrës së djathtë, i cili udhëhiqet nga Silvio Berlusconi, do të jetë forca e parë në vend, ndërkohë që në vend, në senat do të jetë Koalicioni i qendrës së majtë dhe në të tretë lëvizja ?5 Yjet?. Sa reale janë këto parashikime?
Besoj se lëvizja 5 yjet do të jetë parti e parë, do të shohim nesër së çfarë do të dalë nga këto rezultate, mund të ketë një mundësi të zgjedhjeve të tjera në rast se nuk arrihet të formohet një qeveri. Një peshë e madhe është e presidentit Mattarella.
Koalicionet dhe partitë do ta kënë të vështirë të arrijnë 40 % që do të garantonte qeverisjen.