http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maturantet me mesatare mbi 9 te cilët zgjedhin te vazhdojnë degët e mësuesisë, te gjitha shpenzimet e shkollës do ti kenë falas. Oferta e qeverise për te rritur cilësinë e mësuesve te shkolla është bere publike nga ministrja e arsimit Lindita Nikolla.
Por ftesa e ministres nuk i ka lëkundur shume prej me te mirëve te gjimnazeve te Tiranës. Preferencat e tyre ndahen mes degëve te mjekësisë dhe ekonomisë, jo vetëm si profesione te kërkuara nga tregu i punës por dhe te mirëpaguara.
Te pakte janë maturantet qe mësuesinë e shohin si profesionin e tyre te ardhshëm.
Mësues dhe drejtues shkollash pranojnë se orientimi i te rinjve sot behet jo vetëm nga kërkesat e tregut te punës dhe vlerësimi financiar i profesionit.
Gjate vlerësimeve te vazhdueshme ka rezultuar se mësuesit qe kane me pak se 20 vite pune kane nivel te dobët.
Ne fakt ky rezultat i mësuesve sot është edhe pasoje i një vendimi te 15 viteve me pare. Për shkak te refuzimit te degëve te mësuesisë dhe kryesisht te shkencave ekzakte, matematike e fizike, ministri i atëhershëm i arsimit Luan Memushi vendosi te ofroje bursa për te gjithë te rinjtë qe ndiqnin këto dege. Pas kësaj oferte, degët dikur elitare, u mbushen me studentë te dobët, ku nga auditorët e fakulteteve sot janë mësues.