Ora News - Tre biznese grabiten brenda natës në Korçë, merret kasaforta me 7 mln lekë

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre grabitje kanë ndodhur gjate mëngjesit duke u gdhire e diel, në aksin Korçë-Kapshticë.

Autorët, që dyshohen se kanë qenë të njëjtët kanë vepruar me shpejtësi në tre bizneset, por vetëm në njërën prej tyre kanë arritur që të marrin kasafortën me para, e cila kishte brenda 7 milionë lekë.

Një biznes i produkteve te qumështit, nje i prodhimit te mjaltit dhe një biznes bojërash janë tre pikat e vjedhura.

Nga mënyra se si kane vepruar, dyshohet se grabësit janë të njëjtë ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre

Bizneset kane qene te pajisura me sistem kamerash të cilat janë munduar të shkatërrohen nga grabitësit, por pavarësisht kësaj policia mësohet se ka siguruar pamjet e grabitjeve, të cilat pritet ti japin ndihmë për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Në harkun e tre javëve në Korçë janë kryer 5 grabitje, ndërsa në ditët e fundit ka pasur disa të tilla në të gjithë vendin nga Fieri, Tirana, Delvina, Fushë Kruja dhe Lezha.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tre-biznese-grabiten-brenda-nates-ne-korce-merret-kasaforta-me-7-mln-leke