Me misionin e Njësisë së Helikopterëve, fëmija me temperaturë në fshatin Qarrishtë sillet në Tiranë

2018-05-11 0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe deputeti Taulant Balla vizituan sot Deanin, fëmijën 18 muajsh që u shpëtua dje nga ekipi i mjekëve dhe Njësia e Helikopterëve në fshatin Qarrishtë të Librazhdit. Deani është jashtë rrezikut dhe po trajtohet në Pediatrinë e QSUT-së. Mjekët konfirmojnë se gjendja e fëmijës është përmirësuar dhe po merr trajtimin e nevojshëm në spital.
Një ditë më parë, mjeket dhe stafi i Njësisë së Helikoptereve te Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në një mision shpëtimi në fshatin Qarrishtë të Librazhdit ja dolën të shpëtonin Deanin, vetëm 18 muajsh, i cili prej 3 ditësh kishte temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. Në pamundësi për t'u transportuar me autoambulancë për shkak të dëborës, ekipi i mjekëve dhe Njësia e Helikopterëve arriten të shpëtonin Deonin në fshatin e thellë të Librazhdit, duke e derguar në Pediatrinë e QSUT-së.